KAS e shtynë prapë vendimin për ndeshjen, vendosë të flasë më 10 korrik

0

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ka shtyrë për në datën 10 korrik vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur në 14 tetor të vitit të kaluar.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është njoftuar për këtë shtyrje nëpërmjet një letre zyrtare nga KAS-i, shkruan Top Channel.

Më herët KAS’i kishte vendosur që vendimi do të bëhet i ditur nesër me 12 qershor, por sërish ka ndërruar mendje dhe ka caktuar një datë tjetër.

FSHF-ja kërkon nga KAS-i 3 pikët e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares sonë, 3 pikë këto që na u mohuan nga Komisioni i Disiplinës dhe i Apelit në UEFA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here