Në Vlorë: “Karikaturisti karikaturoi një karikaturë karaketeristike”

0

THËLLËZA MUHAMETI

Në një situatë si kjo e Novoselës, ku gjendja ekonomike dhe shpirtërore është vërtetë fatkeqe, solidarizimi nuk mjafton sepse ekziston ende idea e të kryerit punë me frikë. Detyrë që e kryejnë për shkak të urdhërave nga lart, dhe jo sepse e ndjejnë ta bëjnë. Pastaj, c’të ndjejnë? Ku ka më bukur se të ndjesh ajrin e ngrohtë të kondicionerit në zyrë? “C’t’i bënin kryeministrit që i kishte rreshtuar aty, se për ata as “rreshtorja” nuk kishte më aq fuqi sa qëmoti për t’i ngritur në orët e para të mëngjesit dhe për t’i vënë në gatishmëri maksimale. Ndërsa për përfaqësuesit lokal të institucioneve në varësi të shtetit, detyra do të quhej e kryer porsa Kryeministri të zbriste në Novoselë dhe më pas të largohej.” E gjithë kjo ndodh atëherë kur përfaqësuesit shfaqen në publik si pararojë e gjendjes, kur në të vërtetë janë shumë larg reales…

Të gjitha ato ndihma, veshmbathje e ushqime, janë detyrë e Qeverisë Shqiptare, ashtu sic është detyrë e saj edhe bilanci (ku dhe për kë) po shpërndahen. Por sot ishte e pamundur të punoje me to. Media pa fund, qytetarë pa fund, Opozita sa andej këndej, shoqëria civile që nuk kontaktonte me Qeverinë dhe shkurt hesapi: situatë kaotike, gjersa qytetarët nisën të xhindoseshin, për shkak të moskorrektësisë. Ishin të gjithë fatkeq, shoqëruar nga një gjendje mizerabël që i kishte kapluar shtëpitë. Nga ana tjetër kishte përcarje, dy palë atje tej, Pozitë-Opozitë nuk akordoheshin me njëra-tjetrën, nuk gjendeshin me njëra-tjetrën… por kush kishte për të dorëzuar dorëzonte, kush kishte për të veshur cizme i vishte, kush villte vrerë villte.

Ama ndodhej edhe një tjetër pjesë, një pjesë që qëndronte duke bëlbëzuar: “Karikaturisti Karikaturoi një Karikaturë Karakteristike”. Kaq!

Cfarë ndodh në të vërtetë me ta?! Kryeministri u paguan rrogat, ndërsa ata shfaqen haptasi si “solidarë” vetëm kur vjen ai. Pastaj zhduken! Janë të parët në gjirin kryeministror në Novoselë, dhe janë të vetmit që largohen. – Mos vallë i kishte vënë në rresht me zor?!

“Ti në rresht i kishe vënë sic ua kërkon detyra, por e prishën sa ike ti. Andaj, hiqi nga zori dhe lëri të lirshëm si “zogj të lirë” që janë! Pastaj dërgoi shtëpi më shtëpi, mos kërko vullnetarë, se vullnetarët e tu janë ata qe iu paguan rrogën dhe s’iu kërkon haraçin. Ata janë shërbetorë, jo perandorë të popullit! Mos dërgo vullnetarë të tjerë atje! Vullnetarë të jenë këta, se këtyre u jep darkën, drekën dhe mëngjesin, që të nesërmen të jenë aty, si normale mbi normalen!”

E zorshme është ta thuash, por si nuk ju vjen tuuuurp?! Erdhët, ikët sot pas kryeministrit, ndërsa kryeministri erdhi të shihte punën tuaj, e ju erdhët të shihnit kryeministrin. Përse nuk i spostoni zyrat përballë Kryeministrisë mbase keshtu mesoni si punohet ? Jeni shembulli më i keq që mund të gjendet: I hipni karrigeve tuaja, karrieristë të shëmtuar të karrigeve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here