Karateistët e Ferizajt pa mbështetje për të marrë pjesë në garën e Austrisë

0

Trajneri i Klubit të Karatesë “Sharri” nga Ferizaj, Shemsi Shaqiri, do të jetë i pranishëm në garat evropiane të Karatesë që do të mbahen në Tranzburg të Austrisë. Mirëpo jo edhe karateistët e tjerë të klubit që ai drejton për të garuar në këtë eveniment ku marrin pjesë karateistë nga vende të ndryshme të Evropës. Shaqiri ka vendosur që të shkojë vetë dhe ai është ankuar për mosmbështetje të sportit nga ana e institucioneve në Kosovë. “Naim Ferati, Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Ferizja nuk ka përkrahur “KK Sharrin” që të jetë pjesëmarrës në këtë garë”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here