Kapiteni serb: Shqipëria më mirë luajti në Beograd, në Elbasan s’qe Shqipëria e vërtetë VIDEO

0

Kapiteni i Kommëtares së Serbis, Branislav Ivanoviq, ka thë se Shqipëria duhet të fitojë ndaj Armenisë dhe të kualifikohet. Ai ka thënë se Shqipëria më mirë luajti në Beograd se sa në Elbasan.

“Në këtë moment ju keni një mundësi mjaft të mirë, duhet të fitoni me Armeninë dhe kualifikoheni. Në këtë fushatë kualifikuese Shqipëria ka luajtur më mirë në ato minuta në Beograd, po ashtu në Danimarkë e Portugali dhe kjo që u pa sot ndaj Serbisë nuk është Shqipëria e vërtetë”

Ivanoviq e ka përshkruar lojën e mbrëmshme të vështirë.

“Sinqerisht e them se ishte një ndeshje shumë e vështirë, kishte presion mbi të dyja skuadrat. Ne hymë në fushë më mirë psikologjikisht dhe e dominuam pjesën e parë dhe në fund të ndeshjes ne shfrytëzuam mundësitë tona dhe fituam dhe mendoj se kjo fitore në Shqipëri mund të na bëjë një ekip më të mirë në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Kapiteni serb ka pasur fjalë të mira për organizimin e ndeshjes.

“Mendoj se ishte një organizim profesional shumë-shumë i mirë, edhe ndeshja eci mjaft mirë pa asnjë incident. Në opinionin tim ky është sporti dhe sporti është në majë të gjithçkaje. Kur ju mund t’i ndryshoni gjërat, ju jepni një imazh të mirë dhe unë shpresoj se mesazhi që u dha nga kjo ndeshje ishte i mirë”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here