Kapiteni i Serbisë Ivanoviç konfuz në deklaratat e tij para CAS-it,i bënë favor Shqipërisë

0

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, i ka bërë pa dashje një favor të madh Shqipërisë me dëshminë e tij tepër kontradiktore para panelit të Gjykatë së Arbitrazhit Sportiv.

Burime të besueshme nga Lozana thanë ekskluzivisht për Sportal.al, se Ivanoviç ishte krejtësisht i paqartë dhe i pabesueshëm në përgjigjet e tij në lidhje me situatën e pazakontë në Beograd gjatë ndeshjes –Serbi-Shqipëri, më 14 tetor 2014.

Në fillim, Ivanoviç tregoi se ishte njoftuar nga gjyqtari anglez Martin Atkninson se “vetëm pasi të ketë një garanci nga njerëzit e sigurisë do të vendosë të rinisë loja”. Këtë dëshmi ai e kishte shkruar në dëshminë e tij më parë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëpasshme të panelit të CAS-it, mbrojtësi 31-vjeçar i Chelsea-s nxori një version të ri se “gjyqtari kishte dalë deri te tuneli bashkë me skuadrën e Serbisë”.

Sipas avokatëve tanë, ky ishte një plus për ne, pasi në asnjë dëshmi të gjyqtarit – i cili ka qëndruar gjithnjë në dhomat e zhveshjes – por edhe të vetë të kapitenit të Serbisë nuk ishte thënë më parë.

Ivanoviç ishte tejet konfuz në përgjigjet dhe argumentet e tij, aq sa vendosi në vështirësi edhe vetë avokatët e kontraktuar nga pala serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here