Kapet peshkaqeni me 6,5 metrash në Durrës, 650 kilogramësh

0

Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen të madh në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.

Kapiteni, Kapllan Rama, thotë për Ora News se peshkaqeni peshon 650 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 6,5 metrash.

Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.

Kapiteni i anijes, Kapllan Rama ka rrëfyer për Ora News, momentin e kapjes së peshkaqenit gjigant nga peshkatarët. Ai thotë se peshkaqeni po tentonte të shqyente rrjetën dhe se është i pesti peshkaqen që kanë kapur dhe më i rrezikshmi.

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg”, shprehet kapiteni për Ora News.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here