Kapet një anakonda gjigante në një fshat të Brazilit ku “zhdukeshin” derrat dhe pulat

0

 

Një anakonda gjigante është kapur në fshatin Cacuu, në jug-perëndim të Brazilit. Gjarpri ishte vërejtur nga fermerët lokalë të cilët në mëdyshje për zhdukjen e derrave dhe pulave të tyre kishin vendosur të vënë një prit për hajnin. Fermeri i habitur Hebe Ramos, 45 vjeq, ka rrëfyer: “Ne dyshonim se ishte një person duke i vjedhur bagëtinë dhe u bëmë bashk për të ndjekur atë”. “Ne ishim duke ecur nëpër një fushë dhe kur arritëm tek një lum pamë një lëvizje në shkurre, u shokuam kur e vërejtjëm se aty ishte një anakonda gjigante që ishte mjaft e madhe sa për të ngrënë një derr apo edhe një fëmijë”, është shprehur ai. Duke e mbajtur një sy tek zvarraniku gjigant prej 150 kilogramësh fermerët e kishin thirrur për ndihmë një njësi të policisë ushtarake lokale. Pasi kishin arritur ata, ushtarët dhe fermerët së bashku e kishin kapur gjarprin nga koka dhe bishti dhe e kanë zvarritur deri tek rruga ku e kanë futur në një kafaz që e kishin vënë në një kamion. Zëdhënësi i policisë ushtarake ka thënë se kjo punë ishte shumë e vështirë pasi gjarpri ishte shumë i fortë dhe përdridhej shumë. “Kur e morëm atë në rrugë, e lidhëm në kafaz në pjesën e prapme të kamionit duke patur kujdes që të mos na kap neve, ishte sigurisht mjaft i fortë sa për të shkaktuar dëme të konsiderueshme”, ka thënë ai. “Gjarpëri u dërgua në një liqen të largët ku ai u lirua”, ka bërë me dije zëdhënësi i policisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here