Kapet ai që e vrau shqiptarin me plumb në gojë, është shqiptar!

0

Policia e Italisë ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi dyshohet se ka vrarë bashkatdhetarin e tij më datë 30 dhjetor.

Sipas medieve italiane ai është Jasin Sulo, 30 vjeç, dhe është autori i dyshuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Ermal Abdushi, 26 vjeçar.

Abdushi i cili shihet në foton me këtë tekst, jetonte prej vitesh në Vareze, ku dhe ishte martuar pak muaj më parë. Mediet italiane shkruajnë se, “shqiptari nga Durrësi ishte i njohur në zonë pasi prej kohësh ishte pjesë e kampionatit amator në futboll të kësaj zone”.

Ai ishte një lojtar mjaft popullor. Jasin Sulo qëlloi me pistoletë në gojë 26­vjeçarin më 30 dhjetor. Policia dyshon se autori ka pasur dhe dy bashkëpunëtorë.

Ndërkohë, policia italiane bën me dije se pistoleta me të cilin kreu vrasjen Sulo, rezultoi e vjedhur më 28 dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here