“Kanibalizëm” në diskotekë, i kafshon të dashurës veshin deri sa ia këput

0

Një çmenduri ka ndodhur në diskotekë mes mbrëmjes të së shtunës dhe mëngjesit të së dielës. I fejuari i ka kafshuar veshin partneres së tij deri sa ia ka këputur. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një diskotekë në Rivieren e Romagnës, Itali.

Çifti ishte duke vallëzuar dhe në një moment nis që të diskutojë brenda lokalit. Debati del jashtë kontrollit dhe i riu nis që të kafshojë të fejuarën e tij, deri sa i këputi veshin. Por kjo nuk përfundon këtu, sepse në vend që të kuptojë krimin e rëndë, 30-vjeçari largohet dhe e lë vajzën të shtrirë në dysheme mes dhimbjes dhe gjakut që i rridhte rrëke.

Në këto momente vajza ndihmohet nga disa persona panë momentin e dhunimit të saj. Në vendin e ngjarjes shko ambulanca dhe policia. 30-vjeçari përfundon në pranga nën akuzën e dhunës. Ai është një person me precedentë penalë, në trafikun e drogës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here