Kanë lëshuar Kosovën dhe kanë shkuar me familje për të luftuar në krah të ISIS-it

0

Në bazë të dhënave, për t’iu bashkuar luftës së ekstremistëve të ISIS-it, nga Kosova kanë shkuar në Siri dhe Irak rreth 20 familje, burra, gra e fëmijë.

Familjes Hasani nga Klina 10 anëtarë i kanë ikur në Siri në fillim të këtij viti (2015).

Janë tre vëllezërit, Arben Hasani (38 vjeç), Adnan Hasani (34 vjeç) dhe Ekrem Hasani (29 vjeç), dy prej të cilëve kanë marrë me vete gratë dhe fëmijët, më i madhi vetëm 8 vjeç.

Duke e lënë nënën e tyre me djalin e vogël në shtëpi, përgjigjja e vetme e saj ishte “po mërzitem boll, por s’kam çka me ba, kanë shku me luftu në emër të Allahut”.

Nuk kanë kaluar shumë kohë dhe njëri prej tre djemve, Ekrem Hasani, ka vdekur në luftë, ndërsa nuk dihet më tutje se çfarë ka ndodhur me gruan dhe fëmijët e tij.

Shtëpia e tyre e cila gjendet në fshatin Grabanicë të Klinës, në një pjesë ku dora e shtetit shihet se nuk ka shkelur asnjëherë, posa e viziton, pamja e parë që sheh është varfëria ekstreme.

Asnjëri prej tre djemve nuk ishte në punë para se të niseshin për në Siri, tregonte nëna e tyre.

Por nëse varfëria është ajo që po i detyron kosovarët t’i bashkohen ISIS-it, është një temë që në Kosova tash sa kohë po diskutohet dhe jo të gjithë kanë të njëjtin pajtim.

Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, i cili nga fillimi ka luftuar kundër vehabive, të cilët i fajëson për situatën e krijuar në Kosovë, thotë për “Zërin”, se fillimisht është “shpëlarja e trurit” nga disa predikues, e pastaj vijnë elementet tjera siç është varfëria, mosedukimi, izolimi e të tjerat.

“Burimi i vehabizmit është Mbretëria Saudite. Antiamerikanizmi qëndron në botën arabe dhe një pjesë e imamëve nga Kosova që kanë studiuar në këto vende, janë kthyer me të njëjtën frymë”, ka thënë ai”.

Jashari kritikon teologë të ndryshëm, ligjërues, Akademinë e Shkencave, personalitetet shqiptare që nuk po e ngrenë zërin më shumë kundër kësaj të keqe.

“Profeti ka thënë se më me vlerë është gjumi i dijetarit sesa adhurimi i injoranti”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here