Kanceri mposht Beau Bidenin,djal i zëvendës Presidentit të SHBA-së Joe Biden

0

Ka ndërruar jetën në moshën 46 vjeçare Beau Biden, djali i zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, pas një beteje me kancerin në tru.
Lajmin për ndarjen nga jeta të 46 vjeçari e dha babai i tij, Joe Biden.
“Ai u përlesh me sëmundjen, me po atë integritet, guxim dhe forcë që kishte treguar gjatë gjithë jetës së tij”, tha në një deklaratë për median, nga Shtëpia e Bardhë, babai i tij zemërvrarë.
Beau Biden kishte ndjekur rrugën e babait në jetë, së pari në studimet për drejtësi pastaj në detyrat publike, duke mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Delaware. Ai kishte plane të kandidonte për guvernator në shtetin e tij.
I stërvitur si pjesëtar në Gardën Kombëtare të shtetit Delaware, ai hyri edhe në ushtrinë amerikane dhe ka shërbyer në Irak. Kur babai i tij u zgjodh zv-president, ai mori leje dhe udhëtoi për në SHBA ku mori pjesë në ceremoninë e betimit i veshur me uniformë ushtarake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here