Kancelarja Merkel i fton gjermanët për solidaritet më 2016

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në fjalimin e saj të ndërrimit të viteve bëri thirrje për solidaritet. Gjatë fjalës së saj, fluksin e refugjatëve dhe integrimin e tyre e përshkroi si “një mundësi të së nesërmes”.

Sipas medieve ndërkombëtare, në fjalën e saj nuk gjeti vend kriza e euros, megjithatë nuk mbeti pa u përmendur kampionati europian i futbollit i vitit që vjen.

Por, vëmendjen më të madhe e kishte ngërçi i emigrantëve. Mergel tha se, “solidariteti ynë është gjëja më e rëndësishme për Gjermaninë në vitin 2016”.

“Është shumë e rëndësishme që të mos e lejojmë përçarjen mes nesh. As mes brezave, as mes grupeve sociale, as mes atyre që janë tashmë këtu dhe atyre që janë qytetarë të rinj të këtij vendi”, tha kancelarja e Gjermanisë.

Më pas, Merkel vazhdoi: “Njerëzit nuk duhen t’ i ndjekin nga pas ata që kanë ftohtësi apo urrejtje në zemrat e tyre e që pretendojnë se kanë të drejtën të quhen gjermanë dhe në emër të kësaj, të margjinalizojnë të tjerët”.

Ajo kujtoi se çdo vend që ka qenë i suksesshëm në integrimin e të ardhurve të rinj, ka përfituar nga një fakt i tillë si në planin ekonomik, ashtu dhe në atë social.

Merkel e bëri të qartë se dëshiron që një numër i madh i refugjatëve të mbeten në Gjermani e të mos kthehen në vendet e tyre. Në të njëjtën kohë, siç sqaroi më pas, Berlini po punon për të përmirësuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Europës e për të luftuar që në rrënjë shkaqet e krizës së emigrantëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here