Kancelari austriak e cilëson “nazist” kryeministrin hungarez

0

Kancelari austriak Werner Faymann i ka cilësuar si “naziste” metodat me të cikat kryeministri hungarez Orban po provon të frikësojë refugjatët. Me qasjen e tyre ndah refugjatëve, autoritetet hungareze të kujtojnë kohën e nazizmit, ka thënë Faymann. Ai e ka quajtur kryeministrin hungare “krejtësisht të papërgjegjshëm”.

Kancelari  ka thënë për “Spiegel” se loja me refugjatët duke i futur në trena që shkojnë diku tjetër nga ajo që i kanë njoftuar, është një metodë që të kujton deportimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Para një jave në Hungari një tren me refugjatë ishte nisur gjoja për në Austri ndërsa atë e kanë ndalur në një vend brenda Hungarisë  dhe i kanë vendosur refugjatët në një kamp. Me atë rast aty kishte pasur reagime dramatike.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here