“Kanali 5” ndërpren intervistën e ish-gjeneralit Ilija Nikolovski i cili tha se “grupi i armatosur” është i paguar nga Qeveria (video)

0

Televizioni maqedonas, Kanal 5, e ndërpreu intervistën e ish-­gjeneralit Ilja Nikolovki, i ftuar për të komentuar zhvillimet e fundit në Kumanovë.

Kjo, pasi ai ka thënë se trazirat janë shkaktuar nga një grup i paguar nga qeveria maqedonase.

Ai përjashtoi çdo mundësi, qe incidentet në Kumanovë, të kenë karakter etnik.

“Shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës, nuk kane interesa kombëtare për të provokuar luftëra” u shpreh ai.

“Nisur nga numri i viktimave, dyshoj se policët u ekspozuan si mish i gjallë”, tha ndër të tjera Nikolovki.

Duke mos folur me emra, ose adresuar akuza konkrete, gjenerali në pension tha se analiza e specialistëve të fushës, është në kontradiktë të plotë me qëndrimet zyrtare të qeverisë në Maqedoni.

Përveç cenzurës në transmetim, videoja e intervistës së gjeneralit u fshi brenda pak orësh nga kanali zyrtar i televizionit pro­qeveritar në Maqedoni.

Tashmë si dëshmi, qarkullon një version amator, i regjistruar me celularë, gjatë kohës së transmetimit të kësaj interviste nga Kanal 5.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here