Kampionët e botës, futbollistët e rinj serbë, i këndojnë Kosovës VIDEO

0

Ata, mbrëmë, para rreth 100 mijë fansave të mbledhur në qendër të Beogradit, ku festuan titullin, kënduan “Oj Kosovo, Kosovo”, njofton Kurir, transmeton Klan Kosova.

Kjo është këngë kjo me motive nacionaliste serbe, e cila u bë e famshme më 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia.

Teksti i saj, i përkthyer në shqip, është pak a shumë si më poshtë:

Në Kosovë nis e lind dielli, agon një ditë e re
Graçanica, e gjitha në shkëlqim, pret Vidovdanin!
Oj Kosovë, Kosovë vendi im i dashur
Vendi i kalorësve të famshëm, Lazarit e Miloshit!

Të gjithë trimat e Serbisë, secila zemër është krenare
E do dhe e puth Gazimestanin e Kosovës
Oj Kosovë, Kosovë vendi im i dashur
Vendi i kalorësve të famshëm, Lazarit e Miloshit!

Të gjithë serbët thërrasin “Nuk e japim Kosovën”
Ajo ishte gjithmonë e jona, nëpër shekuj mbeti e jona!
Oj Kosovë, Kosovë vendi im i dashur
Vendi i kalorësve të famshëm, Lazarit e Miloshit!

foto4

foto3

foto2

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here