Kaltrina Berisha: “Nuk e prita çmimin ‘Miss dhe Misster Pavarësia’”

0

Kaltrina Berisha ka thënë se dëshiron që të vazhdojë të marrë pjesë në konkurse të bukurisë dhe ta përfaqësojë edhe Kosovën në ndonjë shtet tjetër.

Kështu ka folur ajo pas marrjes së kurorës së vajzës më të bukur në garën “Miss dhe Misster Pavarësia”, që është mbajtur këtë muaj në qytetin e Prizrenit e ku kanë marrë pjesë tridhjetë vajza nga e gjithë hapësira shqiptare.

Shtatëmbëdhjetë vjeçarja nga Hajvalia nuk e ka përjashtuar si mundësi që në të ardhmen të bëhet edhe modele.

 

Sa po keni fituar kurorën “Miss dhe Misster Pavarësia”. A e keni pritur këtë çmim?

Unë nuk e kam pritu qe e marrë këtë çmim.

 

Kush është Kaltrina jashtë fushës së prezantimit të bukurisë?

Jam duke vijuar shkollen e mesme të Agrobiznesit.

 

Në sa ngjarje të bukurisë keni marrë pjesë deri më tash?

Në tri ngjarje kam marrë pjesë deri më tash.

 

Cili është suksesi juaj më i madh deri më tani?

Çmimi i parë “Miss dhe Misster Pavarësia”  është suksesi më i lartë deri tani.

                              

Cili është suksesi që dëshironi ta arrini?

Suskesi që dua ta arrijë është të fitojë edhe shumë konkurse të tjera e pse jo edhe të përfaqësoj Kosoën në ndonjë vend tjetër.

 

A merreni edhe me modelim?  

Për momentin nuk merren me modelim, por në të ardhmen pse jo!

 

A keni ndonjë idol?

Nuk kam ndonjë përgjigjje.

 

A do ta ndërronit Prishtinën me një qytet tjetër?

Nuk do ta ndërroja Prishtinën me asnjë vend.

 

Cilin drejtim keni dëshirë ta studioni?

Mendoj të vazhdoj në Agrobiznes.

 

A ju pëlqen leximi dhe ai kushtoni kohë?

Me pëlqen leximi dhe në kohë të lirë lexoj ndonjëherë.

 

Cili është burri ideal në mendjen tuaj?

Burri im do doja që te ishte i sinqertë, besnik një njeri familjar e pse jo edhe i bukur!

 

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Mendoj që të vazhdoj të marrë pjesë në konkurse të ndryshme. Do të punoj që të arrij majen e suksesit dhe gjithashtu të studioj.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here