Kalorësit në përcjellje të Isa Boletinit (Video)

0

Nga nallbanët u përgatiten 49 kuaj për të përcjellë arkivolin e Isa Boletinit për në banesën e tij të fundit.

Kalorësit nga e gjithë Kosova, u mblodhën në Dobërllukë të Vushtrrisë, për t’i bërë nderimet heroit kombëtar.

Atyre po u ngjan vetja me kalorësit e kohës së Isa Boletinit.

Vendimi që iniciuesi i shtetit shqiptar do të varroset në vendlindjen e tij, i ka bërë kalorësit kosovarë të ndihen shumë krenarë.

Këta kalorës mbajnë shpresë që në mungesë të FSK-së, të jenë në përcjellje të heroit që erdhi të prehet i qetë në vendlindje. /klankosova/

https://www.youtube.com/watch?v=iGrz5G266O4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here