Kallashnikovi i ri “made in Amerika”!

0

​Një kompani amerikane e prodhimit të armëve ka vendosur që të prodhojë armën e famshme ruse, Kallashnikovin.

Firma RWC e ka eksportuar deri më tani armën e njohur. Por, pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, kjo gjë nuk është e mundur.

Për këtë arsye, firma do nisë në verë prodhimin e një Kallashnikovi “Made in USA”. Arma AK-47 do mbajë emrin rus.

Pas lajmit se do vendosen sanksione, në dyqanet e armëve në SHBA pati një vërshim nga klientët për të blerë këtë armë.

Mediat thonë se disa klientë blenë nga 8 deri në 10 armë me një çmim prej 1 mijë dollarë për copë ose më shumë.

“Origjinalët rusë janë më të mirët e më të mirëve”, tha një drejtues i RWC.

Ai që shpiku këtë armë, Mikail Kallashnikov, vdiq në vitin 2013, në dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here