“Kali”, film kosovar, fiton çmimin e parë në Gjermani

0

Në festivalin ndërkombëtar të filmit “20 minmax”, në Ingolstadt të Gjermanisë, filmi kosovar i metrazhit të shkurtër “Kali” është shpërblyer me çmimin e parë.
Filmi “Kali” është me skenar dhe regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, e me producent Arian Rexhepi, ndërkaq në rolet kryesore në këtë film luajnë: Izudin Bajrovic, Florist Bajgora, Ermal Gerdovci, Lum Berisha.
Filmi është prodhim i Koperativës, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe me përkrahje nga Fondi Hartefakt.
“Kali” trajton ngjarjen e vitit 1997, kur mijëra studentë protestuan kundër regjimit shtypës të kohës nëpër rrugët e Prishtinës. Në mesin e protestuesve janë edhe tre shokë adoleshentë, të cilët pas protestës e gjejnë veten në një situatë të paimagjinueshme.
“Kali” ka pasur premierën kosovare më 18 maj në Kino ABC në Prishtinë, ndërsa deri më tani është shfaqur edhe në Ozu Film Festival në Modena (Itali).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here