Kalaja e Ulqinit nominohet për UNESCO

0

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informatën për realizimin e projektit të nominimit të kështjellave mbrojtëse venedikase nga shekulli 15 dhe 16 për regjistrimin në listën e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO.

Një ndër këto kështjella është edhe Kalaja e Ulqinit, si zonë me rëndësi të veçantë.

Për regjistrim të kësaj kështjelle unike nga shekulli i 5 p.e.r. në listën e UNESCO-së tash shumë vite insiston Shoqata Kalaja, raporton ul-info.com.

Por, deri tani ka munguar përkrahja konkrete e Qeverisë së Malit të Zi dhe administratës lokale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here