Kaladze, ish-futbollisti i Milanit që po ndihmon popullin e tij nga përmbytjet

0

Kakhaber Kaladze dikur ishte një ikonë e shquar e Milanit. Ish-mbrojtësi gjeorgjian për 9 vite me radhë kaloi periudhë mjaft të suksesshme te gjigandi italian.

Pas pensionimit nga futbolli, Kaladze i është futur politikës ku me sukses po e kryen punën si zëvëndës kryeministër i Gjeorgjisë.

Ai është parë këto ditë në ndihmë të popullit të tij pas përmbytjeve të mëdha që kanë shkaktuar 12 viktima. Si një banor i thjeshtë, Kaladze kishte veshur çizmet dhe po ndihmonte popullin në Tbilisi pas përmbytjeve./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here