“Kafeneja jonë” “në negociata me Serbinë”, Labinoti “takohet” me Vuçiqin…

0
Aktori i madh Shkumbin Istrefi ka publikuar tre skenarë të shkurtër, si konture të tre episodeve të mundshme të “Kafenesë sonë”, ku përshkruhet “drama në tri akte”; përgatitja e ekipit të “Kafenesë” për të udhëtuar për negociata me Serbinë në Bruksel, udhëtimi për në Bruksel dhe vendosja e tyre në një hotel luksoz në kryeqytetin e Evropës.
Më poshtë mund ti lexoni skenaret e z. Istrefi të përshkruara me mjeshtri e sens të hollë humori, të publikuara në llogarinë e tij në Facebook:
Akti I-rë:
Kafeneja para negociatave
Naimi: Tulle, a nisemi se po na ike arjoplani?
Orhani: Nal sa t’mi maron Ganja edhe nja 20 sendvica.
Naimi: Cka po t’vyn oj Balene? Kem pare me hanger lopt e Fekes.
Orhani: Cilat pare?
Naimi: Ato!
Orhani: Jaaa ato i kemi per dite t’zeza.
Naimi: Po ku po do ma t’zeza. Fute, terr e kemi diten.
Orhani: Ani vec 10% i marrim.
Del Ganja ia jep sendviqat Orhanit edhe ia gjuan nje gote uje kamve.
Ganja: Hajde udha e hajrit.
Orhani: Teze, qull mbane, qysh me shku tash keshtu i lagt? Thojne nipi i nipit koka lage.
Naimi: Hajde tulle hajde se t’lagt po shkojme e t’lagt kemi me u kthy.
Orhani: Ku osht Labinoti?
Naimi: Shkoj me i marre instruksionet e fundit prej Bekimit.
Hyn Labinoti i mbushun fryme.
Naimi e Orhani: He kokaqe, cka tha?
Labinoti: Tha me marre Presheven, Bujanocin edhe Medvegjen.
Naimi: Qysh mi marre? E cka me dhane?
Labinoti: S’di tha, ju e dini… vec pa keto trijat mos m’u ktheni.
Orhani: Pe jepim Maticanin.
Te tre: Hyhyhyhyhy
Akti i II-të:
Kafeneja tu shku ne negociata – ne AeropQort
Orhani, Naimi dhe Labinoti ne kontrollen e pasaportave. Fetahu ne sportel.
Fetahu: Arhon, ku je nise keshtu?
Orhani: N’Bruksel kismet kofte, si daja Ise n’vakt. Kom me jau thane troç n’sy tak e tak e tak.
Naimi: Tak e tak e tak?
Orhani: Metafore, hajvan.
Labinoti: S’merr vesh ky Tullum … Taku i pare eshte Presheva, i dyti osht Bujanoci e i treti Medvegja.
Fetahu: Pasaportat Arhon!
Orhani: Pasaportat Shaci!
Naimi: Pasaportat Labinot.
Labinoti: Ue, nuk i pasna. I kom harru n’Kafene.
Orhani: Hajvan, hajvan, qysh i ke harru?!? Qysh shkojme na tash n’Bruksel?
Naimi: Po na zyrtarisht jena, na lshon Fetahu! A Fetah?
Fetahu: Nuk bon. Shtet osht ky. Kriminela. Tash ju arrestoj per tentim ilegal te kalimit kufinit. Spostohuni.
Fetahu don me i arrestu. Vjen Ganja e mbushun fryme.
Ganja: Orhan, i keni harru pasaportat.
Orhani: Faleminderit teze, ka me shkru historia per ty nje dite.
Ganja: Masi erdha deri ketu, po vij edhe une, bile ju boj me hanger.
Fetahu: Ishna ardhe edhe une valla se i kom do nipa n’Bruksel syte mu kan qarru me i pa!
Labinoti: Qy Feka me Ministrin!
Feka: Po ku jeni shpi e madhe brah?
Orhani: E ju dy ku jeni nise?
Ministri: Ne Bruksel te keqen. Bashkimi ben fuqine, e? Jemi me te forte.
Vjen Saranda me vrap.
Saranda: E uneeeee? Kini dashte me shku n’Bruksel me bo shopingje pa muuu.
Feka: Hajde nuse, se me ty bohem edhe ma t’hjeshum, e po ti nxjerrim thikat m’i harta, e po t’e kryjme kit pune se boll u bo.
Orhani: Kurr jo! Thikat mbi harta kurr jo!
Feka: Ani brisqit, se thikat nime pak si teper.
Naimi: Jo fekalje! As brisqit!
Feka: Brisqit e thojve more, se kqyre qysh na u kane rrite thojte si kthetra shqiponje na u kane bo.
Te gjithe i shikojne thonjte e duarve.
Te gjithe: Eh, brisqit e thojve bon.
Akti i III-të
Kafeneja arrin ne Bruksel – Ne nje hotel luksoz
Orhani, Naimi dhe Labinoti ne nje dhome. E kane vetem nje shtrat king size. Kercejne mbi shtrat kenaqen. Kur kcen Orhani i perplase per tavani ata dyte. Kur kcejne ata dyte, nuk mujne me e livrit prej vendit Orhanin.
Feka dhe Ministri ne nje dhome. Ministri i shpalos teshat dhe i fut ne dollap. Shikon se cilen kravate me e zgjedhe per takim. Feka e nxjerr cifteline dhe fillon me kendu.
Fetahu dhe Ganja ne nje dhome.
Ganja: S’paska kuzhine more? Ku gatuj une?
Fetahu: Ktu argat me buke jena Gane, vec rri si zoje.
Saranda e ka zene nje kat te hotelit edhe osht tu i nderru mobiljet.
Vucici dhomen kojshi me Orhanin, Naimin dhe Labinotin.
Degjohet trokima te dhoma e Orhanit. Shkon Labinoti e cel deren. E sheh Vucicin. Stepet.
Vucici: Komsija, da li vi imate vode?
Labinoti: Ava be kuku, pe lype Gazivoden.
Dacici dhomen kojshi me Feken dhe Ministrin.
Nga dhoma e Fekes degjohet muzike me ciftelia. Daqiqi per inat leshon Cecen dhe kendon bashke me te.
Ne ora 17:00 e kane takimin zyrtar me Lajcakun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here