Kadri Veseli: “Trepça” do të jetë forcë shtytëse e zhvillimit të Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot ka zhvilluar një vizitë në ndërmarrjen “Trepça”, gjatë të cilës ka takuar menaxhmentin dhe punëtorët e saj.

Kryetari Veseli gjatë takimit me drejtorin e “Trepçës”, Ahmet Tmavën dhe drejtuesit tjerë të lartë, u interesua për gjendjen aktuale të këtij gjiganti industrial, kushtet e punës si dhe kapacitetet prodhuese të saj.

“Trepça ishte në të kaluaren pjesë e krenarisë tonë por sot duhet bërë më shumë të gjithë ne së bashku, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga këto resurse të jashtëzakonshme”, tha kryteari i Kuvendit, Kadri Veseli. Më tej, ai shtoi se Trepça do të jetë forcë shtytëse e zhvillimit të Kosovës dhe përmirësimit të bilancit të saj tregtar. Z. Veseli theksoi po ashtu se Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunoj ngusht me Qeverinë dhe faktorët tjerë relevant për përmirësimin e gjendjes aktuale në Kombinat.

Drejtori Tmava e quajti vizitën e Kryekuvendarit Veseli si shumë inkurajuese dhe kthesë pozitive për “Trepçë” duke potencuar se Trepça po hyn në fazën e sqarimit të statusit të saj.

Kryetari Veseli së bashku me menaxhmentin vizitoi edhe Elektrolizën e zinkut dhe u njoh nga drejtuesit e saj me kapacitetet prodhuese dhe synimet e tyre për të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here