Kadri Veseli takohet me pjesëtarët e OVL të UÇK-së për procesin e krijimit të Gjykatës Speciale

0

Ka përfunduar takimi në mes të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas takimit dy orësh me dyer të mbyllura në mes të dy palëve përsëri nuk është arritur ndonjë dakordim që OVL e UÇK-së të mos dal në protestë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Smajl Elezi tha se Kadri Veseli, nuk ka arritur t’i bind ata për mos të dalë në protestë të premten.

Veseli pas këtij takimi deklaroi se ka njoftuar pjesëtarët e OVL të UÇK-së, ën lidhje me procesin e krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se duhet të votohet Gjykata Speciale për të dëshmuar që në Kosovë nuk ka pasur krime kundër njerëzimit.

“ Për ta dëshmuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit, se nuk ka pasur trafikim të organeve. Krimet i ka shkaktuar Serbia e Sllobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Veseli.

Mirëpo, as kjo nuk i bindi veteranët që të mos pajtohen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Xhavit Jashari e ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e OVL të UÇK-së, qëndrim ky që është i ditur tashmë, se kjo organizatë është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“ Qëndrimi jonë është kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Kështu po vazhdon përndjekja e luftëtarëve të lirisë”, ka thënë Jasharaj, i cili shtoi si pafajësia e bashkëluftëtarëve të tij është dëshmuar në Hagë si dhe në Gjykatat në Kosovë.

“Ne bëjmë thirrje që të mos njolloset lufta e UÇK-së”, ka deklaruar Jashari. /zëri

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here