Kadri Veseli pritet me lule në “komunën e AAK-së”

0

Në kuadër të diskutimeve për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, i cili të premten do të shqyrtohet për herë të parë në mbledhjen plenare të Kuvendit, sot, kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Komunën e Obiliqit, komunë që udhëhiqet nga kryetari me përkatësi partiake nga AAK-ja.

Kryeparlamentari që vije nga PDK-ja dhe kryetari i komunës nga AAK-ja kanë dëshmuar përgjegjësi instiutcionale duke bashkëpunuar në interes të qytetarëve.

Kryetari Veseli përgëzoi kreun e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe drejtuesit e tjerë komunalë për punën e deritashme, ndërsa shtroi nevojën e një përkrahje më të madhe nga niveli qendror. Veseli tha se kjo do të mundësohet pas miratimit dhe hyrjes në fuqi e Projektligjit për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, nga ana e tij, vizitën e kryetarit të Kuvendit në Obiliq e konsideroi të një rëndësie të veçantë dhe mesazh të drejtpërdrejt të rritjes së interesimit e përkujdesjes ndaj qytetarëve të Obiliqit. Duke shprehur besimin se projektligji do të marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Gashi tha se ai do të jetë një bazë e mirë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen sot qytetarët e kësaj komune, duke u ofruar atyre trajtim më të veçantë në shumë aspekte.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here