Kadri Veseli, “peshku më i madh”, të cilit do t’i kontrollohet pasuria

0

 

 

Kadri Veseli është funksionari më i lartë në mesin e 780 zyrtarëve të lartë publik që do t’i nënshtrohet kontrollit të plotë të pasurisë. Atë e ka kap shorti publik të cilin e ka aplikuar Agjencia Kundër Korrupsionit dje në Prishtinë për 20 për qind të zyrtarëve siq e obligon ligji. Shorti për kontrollim të pasurisë u ka rënë edhe ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar. Kontrollit do t’i nënshtrohen edhe kryetarë komunash si Mimoza Kusari-Lila, Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Gazmend Muhaxheri, Në listën që i përfshiu shorti gjenden edhe ambasadori Skender Xhakaliu dhe deputetët Nait Hasani (PDK), Teuta Rugova (LDK), Bali Muharremaj (AAK), Sala Berisha–Shala (PDK) dhe Duda Balje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here