Kadri Veseli pajtohet që pagat të jenë në përputhje me rritjen ekonomike

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Jacques Miniane, shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, ku u diskutua në lidhje me ecuritë e negocimit të programit të ri të FMN-së dhe Republikës së Kosovës.
Në takim u theksua roli i Kuvendit të Kosovës në procesin e përshpejtimit të kësaj marrëveshjeje e cila është me shumë rëndësi për ruajtjen dhe mbajtjen e stabilitetit makro-fiskal në vend.
Kryetari Veseli, me këtë rast ofroi mbështetjen e plotë në aspektin e procedimit sa më të shpejtë të Ligjit mbi rishikimin e buxhetit në 6-mujor. Kryetari Veseli dhe Miniane u pajtuan mbi qasjen të cilën duhet ndjekur Qeveria e Kosovës në aspektin e deficitit buxhetor, projektimit të drejtë të të hyrave buxhetore, si dhe mbi përcaktimin e shpenzimeve për paga dhe mëditje.
Kryeparlamentari Veseli u pajtua me qëndrimin se Kosovës i duhet përcaktuar rregullin mbi përcaktimin e kufijve buxhetor për Paga dhe Mëditje, të cilat duhet të jenë në përputhje me rritjen ekonomike.
Ai mirëpriti vendimin e FMN-së për të hapur perspektivën e Kosovës për një qasje më të gjerë në financimin e projekteve kapitale të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here