Kadri Veseli nuk e jep biografinë

0

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që prej se është zgjedhur kryetar Kuvendi, Kadri Veseli vazhdon të mos e bëjë publike biografinë e tij, shkruan gazeta Zëri. Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës nuk është shkruar as edhe një fjalë e vetme rreth CV-së së Veselit për dallim nga drejtuesit e tjerë të shtetit, të cilët kanë bërë publike të kaluarën e tyre.

Përfaqësues të partive politike thonë se i pari i Parlamentit do të duhej të jetë transparent rreth të kaluarës së tij dhe ta bëjë publike biografinë.

Sipas tyre, mospublikimi i CV-së së të parit të Parlamentit është bërë në mënyrë të qëllimshme për shkak të kaluarës së tij dhe jo që ndërlidhet me ndonjë neglizhencë të stafit të Kuvendit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here