Kadri Veseli në Kullën e familjes Jashari

0

Me rastin e 17-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kryetari Veseli ka bërë homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ka vendosur një tufë lulesh, ndërsa, një vizitë të veçantë e ka zhvilluar edhe në familjen Jashari. Pesë, gjashtë dhe shtatë marsin, kryeparlamentari Veseli i ka vlerësuar ditë të meditimit dhe kujtimit për të gjithë ata që kanë rënë për liri. “Le t’i kujtojmë të gjithë ata që kanë rënë që sot ne të gjithë të kemi lirinë tonë. Përulemi para varrit të tyre me dinjitet e respekt. Njëkohësisht, le të jetë një nxitje më e madhe për ne që të jemi më të përgjegjshëm dhe më të vendosur në rrugën drejt prosperimit dhe fuqizimit të shtetit tonë në zhvillimin ekonomik dhe integrimet nacionale e ndërkombëtare”, ka thënë me këtë rast kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here