Kadri Veseli: Le të ndëshkohen politikanët me viza, e jo qytetarët

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur shqetësimin e tij për raportin e Këshillit Evropian për vendet aspiruese në Bashkimin Evropian nga Evropa Juglindore, që për Kosovën ka dal negativ.

Veseli e vlerëson të padrejtë mos heqjen e vizave për kosovarët, dhe sipas tij, BE duhet treguar arsyet se përse që pesë vite kosovarët mbesin të vetmit të izoluar.

Kreu i Kuvendit pati një mesazh për BE-në.

“Nëse arsye për mos liberalizimin e vizave është korrupsioni, atëherë le të ndëshkohen politikanët dhe t’i merren vizat”, tha Veseli, raporton lajmi.net.

Ndryshe,  Këshilli Evropian ka konsideruar se edhe përkundër shumë përparimeve që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve, ajo nuk ka marrë një rekomandim pozitiv, sa i takon liberalizimit të vizave.

Në pikën 52 të Raportit, Këshilli Evropian thotë se situata aktuale politike në Kosovë duhet të zgjidhet sa më shpejt.
“Këshilli dënon përdorimin e dhunës për qëllime politike në veçanti dhe në pengimin e punës Kuvendit nga opozita”, thuhet aty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here