Kadri Veseli: “Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët e saj”

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka reaguar pas protestës së opozitës.

“Protesta e sotme kishte një fillim dinjitoz, me një përfundim dëshpërues.
Dhunimi i shtetit në forma të tilla të zjarrvënies së institucioneve, entuziazmon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, zhgënjen partnerët ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe dëshpëron e frikëson qytetarët që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në këtë vend.
Sa nuk është bërë vonë, duhet reflektuar. Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët e saj. Mbështetje Policisë së Kosovës e cila sot dëshmoi një profesionalizëm të nivelit më të lartë në mbrojtjen e institucioneve, jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here