Kadri Veseli kërkon të lëhet pas retorika e përgjithshme e dashurisë vëllazërore në raportet me Shqipërinë …

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të kryesuar nga Genc Pollo, kryetar i Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet që të dy vendet, përkatësisht parlamentet, kultivojnë ndërmjet tyre, ndërsa, theks i veçantë i është kushtuar bashkëpunimit në fushën e arsimit. Në këtë drejtim, janë dhënë vlerësime për bashkëpunimin që Kosova dhe Shqipëria kanë pasur në këtë fushë në periudha të ndryshme kohore, ndërsa është potencuar rëndësia që mbi këtë bazë, në kuadër të kushteve dhe rrethanave të reja, të çohen dhe avancohen më tej këto marrëdhënie, në të gjitha nivelet e arsimit.
Përkundër të arriturave të deritashme, siq është vlerësuar në takim, ende ekzistojnë hapësira dhe mundësi, të cilët duhet të shfrytëzohen për të unifikuar aspekte të plan-programeve e kurrikulave arsimore të vendeve respektive, si në arsimin parauniversitar, ashtu edhe në atë universitar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli, ka thënë se është koha e fundit që raportet Kosovë-Shqipëri të lënë pas retorikën e përgjithshme të dashurisë vëllazërore dhe të zhvillohen si raporte të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat.
“Padyshim edukimi është një ndër prioritetet kryesore në këtë drejtim”, ka theksuar kryetari Veseli.
Duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, Genc Pollo, nga ana e tij, ka vlerësuar lart frytet e bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet dy vendeve, duke shtruar nevojën që këtij bashkëpunimi t’i jepen impulse të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here