Kadri Veseli kërkon të bëhet Gjykata Speciale, thotë se s’bëhet kiameti

0

Për kryetarin e Kuvendit të Kosovës nuk bëhet kiameti në rast se Kosova e voton Gjykatën Speciale. Kështu ka thënë ai sotë pas takimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ne do të ecim përpara në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Askush nuk mund të na ndajë nga një bashkëpunim që është i shkëlqyeshëm, do të jetë edhe më tej i njëjtë; edhe me vendet e Bashkimit Evropian me të gjithë. Në të njëjtën kohë, ne bashkërisht si Kosovë, si spektër politik, duhet të jemi të bashkuar të mos ndahemi për arsye se ka një sfidë; nuk do të bëhet kiameti”, ka theksuar Veseli, duke shprehur bindjen se Gjykata duhet të kalohet.

“Këtë javë nuk do të procedohet me Gjykatën Speciale. Për javën e ardhshme të shohim”, ka thënë Veseli.

I pyetur se a duhet që Kuvendi të riprocedojë me amendamentet kushtetuese apo duhet Qeveria ta bëjë një gjë të tillë, Veseli ka thënë se presin nga Qeveria që të ketë iniciativën pastaj Kryesia të riprocedojë.

“Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të ruajmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Nga kjo situatë duhet të dalim më të bashkuar, kurrsesi nuk guxojmë të dalim të ndarë”, ka theksuar Veseli.

I pyetur se a po rrezikohet që të mos t’i kenë votat e Listës Srpska, pasi lideri i kësaj partie Aleksandar Jablanoviq kishte deklaruar se Kosovës nuk do të duhej t’i jepet një mundësi e dytë për ta themeluar specialen, por të bëhet nga Këshilli i Sigurimit, Veseli ka thënë se nuk mund të paragjykojë, pasi Jablanoviqi nuk është në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët janë të pavarur për të marrë qëndrimin e tyre.

Lidhur me mundësinë që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive Veseli ka shprehur bindjen e tij se qeveria do ta ruajë sovranitetit e vendit.

“Jam i bindur se qeveria do të bartë vullnetin e qytetarëve do ta ruaj tërësinë e sovraniteti dhe nuk besoj se ne duhet të mendojmë tani ne paragjykime. Ligjet i kemi, Kushtetutën po ashtu, dhe asgjë nuk duhet të veprojmë më shumë se t’i respektojmë ato”, është shprehur Veseli.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here