Kadare: Nuk është katastrofë nëse nuk e fitoj Nobelin

0

Ai shpesh është përfolur si fitues i mundshëm i çmimit Nobel në letërsi, por nuk e ka fituar kurrë.

Por shkrimtari i madh shqiptar, Kadare thotë për AFP se nuk shqetësohet shumë nga ky fakt.

79- vjeçari tha se emri i tij është përmendur aq shpesh si laureat i çmimit Nobel, sa shumë njerëz mendojnë se e ka fituar.

“Shtypi ka folur shpesh për këtë aq sa shumë njerëz mendojnë se e kam fituar. Jam tashmë pjesë e asaj familje që është përfolur për çmimin dhe kjo është e rëndësishme. Do ishte e vogël dhe e pakuptimtë që të mërzitesh për këtë. Nuk do bëhesh hyjnor nëse e fiton atë. Dhe nuk është katastrofë nëse nuk e fiton”, tha Kadareja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here