Kadaj-Bujupi kërcënon: Edita Tahiri me fjollën e saj të borës i ka ditët e numëruara

0

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ditë më parë ka deklaruar se Kosova do të kërkojë që në rangun e ri të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë të bisedohet për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Serbinë.

Bisedimet për këtë proces pritet të propozohen nga pala kosovare në takimin mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përderisa Kosova dëshiron të nis bisedime për një demarkacion të ri, kjo e fundit ende nuk e ka përmbyllur problemin me demarkacionin me Malin e Zi i cili po kundërshtohet nga partitë opozitare në vend.

E këtë propozim të ministres Tahiri, e ka konsideruar si vazhdim i veprimeve të dëmshme për shtetin, Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi ka thënë për Indeksonline se qeveria dhe në veçanti ministrja Edita Tahiri e njohur me qëndrimet e saja kontroverse dhe veprimet e dëmshme për shtetin nuk e kanë asnjë legjitimitet për të vazhduar tutje qeverisjen.

“Kjo është qeveri në ikje dhe ministrja mund vetëm ta përgatisë valixhen e saj, por jo të për të udhëtuar në emër të Kosovës por për ta lëshuar qeverinë jokushtetuese të zaptuar nga njerëz të cilët bëjmë gjithçka për pushtet në dëm të shtetit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo më pas ka shtuar se ministrja Tahiri së bashku me fjollën e saj të borës i ka ditët e numëruara.

“Qasja e saj është mesazh për qytetarët se duhet të jemi bashkë deri në fund për të larguar këtë pushtet që nënshkroi faljen e tokës Malit të Zi, dhe tani po paralajmëron tkurrje edhe më të madhe përmes demarkacionit me Serbinë. Prandaj edhe njëherë po e rikonfirmoi se 9 janari ka treguar se Edita Tahiri bashkë me fjollën e saj të borës i ka ditët e numëruara”, tha Kadaj- Bujupi për Indeksonline.

Në këtë pikë, opozita që nga gushti i vitit 2015, po i bojkoton të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës, duke u munduar me të gjitha format ta pengojë edhe mbajtjen e tyre, për shkak të qështjes së demarkacionit me Malin e Zi, i cili po has në kritika vendore e mbështetje ndërkombëtare./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here