Kabineti qeveritar përkulet para komandantit

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, si dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, ka bërë sot homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. “17 vjet më parë Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari dhe Familja Jashari ranë heroikisht në mbrojtje të idesë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Ai është shembulli më i fortë i heroizmit, i sakrificës dhe i përkushtimit për vendin, për lirinë e vendit, për atdhedashurinë dhe për të ardhmen e këtij vendi”, ka thënë Isa Mustafa, pas homazheve. “Ne, sot, ia bëjmë nderimin dhe i kujtojmë të gjithë me admirim. Poashtu tregojmë edhe përkushtimin tonë që të punojmë, që ta ndërtojmë këtë vend sipas idesë dhe dëshirës së atyre që u flijuan për liri dhe u flijuan për Kosovën”, ka shtuar ai. Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se sot në Prekaz me kabinetin qeveritar kanë përkujtuar heroizmin e familjes Jashari. “Vepra e tyre e jetësoi kthesen historike, që populli ynë e aspironte me shekuj të tërë. Sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e republikes sonë të re”, ka theksuar Hashim Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here