Kabineti i Haradinajt: S’ka asgjë zyrtare rreth vizës për në Amerikë

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka planifikuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit atje, në muajin shkurt. Atij i duhet vizë për të shkuar në Amerikë. Raportohet se viza i është refuzuar shefit të ekzekutivit, ndërsa kabineti i tij thotë se deri më tani s’ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje. Vitin e kaluar, Haradinajt i ishte vonuar përgjigja nga Amerika rreth aplikimit të tij për vizë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here