Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Avni Hyseni

0

Ka vdekur në QKUK, ish luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, veterani, Avni Hyseni.

Ai ka qenë i shtrirë në gjendje të rëndë tash e disa ditë, duke u përballur me një sëmundje të rëndë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për kalimin e tij në amshim e ka bërë të ditur vëllai i tij, Adnani.

Atij ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.

Ky është postimi i tij:

“LAVDI luftetar, ushtaret e vertet nuk vdesin kurr. VLLA ti vetem ike ne amshim e kur Allahu vendos me e afru evladin e vet na veq AMIN ja bojm. Ma bon hallall qe smujta met nejt gati qysh ti e meritove. LAVDI ushtarit te UÇK-se dhe UÇPMB”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here