Ka vdekur nga Covid-19, Mujë Gashi, ish kryetari i fshatit Qabiq të Klinës

0

Ka vdekur Mujë Gashi nga fshati Çabiq i Klinës.
Për këtë kanë njoftuar familjarë të tij përmes rrjetit social facebook.
I ndjeri ishte 62 vjeçar, ndërsa ishte i konfirmuar me virusin COVID-19.
Mujë Gashi ishte kryetari i Qabiqit per nje kihe te gjate. Ai ishte i angazhuar në pajtimin e ngatërresave për një kohë të gjatë dhe ka dhënë një kontribut të madh në këtë çështje dhe ne te gjitha proceset e rendesishme te vebdit.

Vdekja e Gashit i ka prekur te gjithe bashkevendesit e tij te cilet kane bere dedikime te  veçanta per te.

Me poshte mund te lexoni dedikimet e profesorit Prend  Buzhala dhe gazetarit Berat Buzhala:

“DITËT E PIKËLLIMIT RËNDOJNË, LAJM I RËNDË
PËR VENDLINDJEN TIME: SHKOI NË AMSHIM MUJË GASHI

Ditët e pikëllimit bëhen gjithnjë e më të zymta, gjithnjë rëndojnë e rëndojnë nga humbjet e pafund e nga dhimbja.
Katundi im, Çabiqi, sot pati edhe një lajm të rëndë: vdes (nga pandemia), Mujë Gashi, në moshën 62-vjeçare.
Shumë dekada ai ishte kryetar i fshatit tonë. Ishte drejtues i yni, i lëvizjeve politike para luftës, veprimtar aktiv në luftë.
Të rrallë janë njerëzit si Muja që me përkushtim punojnë e veprojnë për të mirën e përgjithshme: një jetë të tërë. Familjar i jashtëzakonshëm, dashamir e veprimtar i madh e i gatshëm për secilën çështje me interes; ai do të na mungojë të trokasë për projekte në dyert e të tjerëve.
Do të na mungojë ta ngrejë dollinë në festat e përbashkëta, për bajram e për pashkë.
Do të na mungojë të na presë në tubime, në ndeja e në gazmende familjare, kur oda e tij shite edhe vend tubimesh, kuvendesh, veprimtarish… aty ku kanë qenë pothuajse nga kreu i Kosovës e deri te njerëzit e thjeshtë.
Do të na mungojë në organizimin e Sofrës së Çabiqit me rastin e Festivalit Folklorit “I këndojmë lirisë” kushtuar komandantit Mujë Krasniqi (i cili ishte nga fshati ynë).
Do të na mungojë me bisedat, me kallëzimet e përjetimet, njeriu që me të gjithë ishte i dashur, i afërt me secilin. Atij nuk i kthehej fjala.
Ai ishte sinonim i më të mirës për gjithçka që pati dhe ka katundi ynë: traditë nga të parët tanë.
Të falënderoj, Mujë i shtrenjtë, për gjithçka që ke bërë, edhe në kohë të vështira, edhe për nderimin e pafund ndaj meje, kur më ke thirrë gjithmonë vetëm “profesori Pren”.
Nuk do ta harrojmë këtë mirësi tënden.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty.
Lavdi jetës e veprës sate!-Prend Buzhala.

“Çfare ironie tragjike

Ka qene muaji prill, nje muaj pasiqe COVID’i kishte zbarkuar ne mesin tone, kur erdh me e pi nje kafe te na ne Çabiq, Muja, ose qysh njihet ne rrethin tone: Muja i Shaban Maculit. U ulen me T’atin, e edhe me mu, me e pi ka nje kafe e ka nje gote raki ne oborr. Krejt na me maska. Kur beheshin bashke T’ati e Muja zakonisht me shume kenaqesi merreshin me mu. “Cka po mendon, qe ti i din krejt a?”. Jo bre, kurrgjo nuk thash, bile hala nuk fola. Pak a shume ne keto korniza sillej muhabeti. Te dyte rugovista te cmendun. Rugovista irracional. E une, sa per me bo muhabetin ma interesant, ose ma e gjujte nje bombe ner tavoline, kohe pas kohe ua rikujtoja takimin e Rugoves me Milloshevicin. Ne ate moment e kishin nje deshire me me vra ne vend edhe me me gjujte ne rovina, qe jane disa dhjetera metra larg shtepise.
Kete pranvere, ashtu me maska qysh ishim, folem pak ma shume per virusin. Muja ma i ri se T’ati nja 10 vjet, ama BFF’a, besties forever. Nuk ishin shume te sigurte se mos rastesisht maskat dhe kujdesi i madh po i zhburrnonin, mos po i benin me u duke si frikacake. Une shume doja qe ata me i mbajte maskat, me u kujdese, ama edhe kohe pas kohe me jau rikujtu qe jane kah tuten kapak prej vdekjes.
Kur vdiq T’tati, Muja m’ka thirre tuj qajte si nje femije 7 vjec. Edhe pse varrimi i babes ishte krejtesisht privat dhe i ngushte Muja erdh deri te varrezat dhe po qendronte pak ma larg.
Para disa diteve mora vesh qe tash edhe ai ishte infektu nga COVID’i. Kisha deshire me besu qe do t’ia hedhe kesaj semundje. Ai ishte nje burre dy metra i gjate, mysteqet vesh-e- m-vesh. Kur ai ka fole ka kumbu krejt fshati. Une nuk kam taku kurre askend qe fole me za aq te larte, aq te plote, e aq te fuqishem. Kur ka ardhe me nejt, ti e ke degju te dyert e oborrit. Vazhdimisht i gatshem me u perfshi ne muhabet e me e dhane opinionin e tij ne menyre te pafiltruar, pa marre parasysh kush eshte ne audience.
Muja per shume kohe ka qene udheheqes i fshatit. E kemi pase lider. Ai ishte djali i njeres prej familjeve me te respektuara ne gjithe rajonin e Llapushes.
Sot kemi mbete pa te. Muja e humbi jeten ne beteje me COVID’ine. Çabiqi eshte me i varfer. Do te na mungoje iniciativa, prezenca dhe zani i tij.
Per mu ka qene krejtesisht e pabesueshme qe ne fund te vitit T’ati e Muija do te jane bashke, por jo ne kete bote. Une nuk kisha me kerku per baben shoqeri me te mire ne boten tjeter – nese ka bote tjeter – se sa Mujen, por nuk kisha deshte qe Muja kaq heret me u bashku me te. Kjo eshte nje ironi mjaft tragjike. Kaloni mire burra” -Berat Buzhala.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here