Ka vdekur ish Presidenti George H.W. Bush

0

Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare ish presidenti amerikan George H.W. Bush.

George Herbert Walker Bush lindi më 12 qershor 1924 dhe ishte një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në 1993, dhe Zëvendës Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara (1981-1989).

Si republikan, ai ka shërbyer më parë si kongresmen, ambasador, dhe drejtor i CIA-s.

Bush shpesh njihej si “George H W Bush”, “Bush 41”, “Bush Plaku”, apo “George Bush Sr.” për ta dalluar atë nga djali i tij, ish-presidenti George W. Bush.

Para presidencës së djalit të tij, ai ishte i njohur thjesht si Xhorxh Bush, apo presidenti Bush. Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here