Ka vdekur edhe punëtori i katërt i Mabetex-it, Hajrush Hoti

0

Ka vdekur edhe punëtori i katërt i Mabetex-it, Hajrush Hoti, i cili ishte lënduar të hënën gjatë punës në Astana të Kazakistanit.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe drejtori i kompanisë Mabetex, Islam Pacolli.

Një ditë më parë  gjatë çmontimit të një skeleje në Kazakistan e humbën jetën tre punëtorë nga Kosova.

Viktimat ishin 34 vjeçari Blerim Kadriu, 32 vjeçari Bekim Durmishi  dhe Luan Bakia 39 vjeç.

Ndërsa, të lënduar janë edhe Avni Maksuti dhe Isuf Bekolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here