Ka filluar të hetohet rasti i rrahjes së arsimtarit dhe nxënësit në fshatin Sopijë të Suharekës (video)

0

Rrahja në mes të arsimtarit dhë nxënësit në shkollën fillore “Shaban Mazreku”, në Sopijë të Suharekës, për të cilën Klan Kosova ka raportuar gjatë ditës së sotm,e ka ndodhur në mars të këtij viti.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën drejtori i arsimit në Komunën e Suharekës, Sherif Berisha, i cili tha se deri më sot nuk kishte pasur njohuri për këtë incident.

“Ne si drejtori nuk kemi qenë të informuar për këtë rrahje. Por, tash bashkë me policinë gjendemi në fshtain Sopijë”, është shprehur Berisha për Klan Kosovën.

Rastin për Klan Kosovën e ka pohuar edhe ish-drejtori i kësaj shkolle, Ismet Sadikaj i cili ishte në postin e udhëheqësit të këtij institucioni në kohë kur kishte ndodhur ngjarja.

Sadikaj bëri me dije se mësimdhënësi që ushtroi dhunë në këtë rast është arsimtar i dy lëndëve, i kimisë dhe i fizikës.

Sipas tij, incidenti është mbajtur i izoluar nga këshilli i shkollës pasi që arsimtari i përfshirë në të është shprehur se nuk do t’i përsëriste veprimet e tij.

“Ky rast nuk ka shkuar në instanca më të larta sepse nuk kemi pasur asnjë reagim nga prindërit”, është shprehur Sadikaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here