Ka filluar ndërtimi i trotuarit, që lidhë fshatrat Bubavec dhe Kijevë

0

Ka filluar ndërtimi i trotuarit, që lidhë fshatrat Bubavec dhe Kijevë. Ky trotuar, përveç sigurisë për banorët e Bubavecit, i ndihmon shumë edhe nxënësit e shkollës së mesme, të cilët udhëtojnë në këmbë, nga Bubaveci për në Kijevë.

Ndërtimin e trotuarit Bubavec-Kijevë, e kanë parë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit, Skënder Rrahmanaj, të shoqëruar nga kryetari i fshatit Bubavec, Fehmi Kryeziu. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar banorët e fshatit për këtë trotuar.

Ky trotuar sipas Zyrës për Informim Publik të Komunës së Malishevës ka një gjatësi prej 1.4 kilometra dhe është financuar nga Komuna e Malishevës. Vlera e këtij projekti është44 299.46 €.

buba2

buba1

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here