Ka filluar ndërtimi i rrugës Malishevë-Carrallukë

0

Komuna e Malishevës, ditëve të fundit, ka filluar me realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Malishevë-Carrallukë, kah Varrezat e Dëshmorëve.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj gjatë një vizite në vendin ku po punohet në ndërtimin e kësaj rruge ka folur për rëndësinë e shumëfisht që ka ajo.

 

Sipas drejtorit të urbanizimit, Skënder Rrahmanaj, kjo rrugë, ndërtohet nga buxheti komunal, dhe kapë një shumë prej 187840 € dhe ka një gjatësi prej 2.8 kilometra.

Kjo është rruga që është vonuar më së shumti së ndërtuari në Komunën e Malishevës pasi që nga paslufta ka pas kërkesa për rregullimin e saj, ndërkohë që injorimi i kërkesave ka qenë gjithnjë me motive politike.

rruga2

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here