Ka filluar fushata e korrje shirjeve, rendimentet e ulëta në fillim

0

Në Prizren dhe Suharekë ka filluar fushata e korrje-shirjeve. Pronarë autokombajnash kanë thënë se sivjetë ka filluar pak më me vonesë fushata se sa vitet tjera. Agim Elshani, një pronarë autokombajne nga Komuna e Prizrenit ka thënë për portalin “Online” se rendimentet në fillim të sezonës së korrje shirjeve janë mjaftë të ulëta. Këtë e ka pohuar edhe fermeri Bashkim Gashi. “Sot i korra 18 ari me grurë dhe rendimenti ishte 8 thasë 50 kilogramësh, në kushte të volitshme normalisht do të duhej të jepte 16-18 thasë”, ka thënë Gashi.

Sot edhe komisioni për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve për vitin 2015, nga niveli qendror, në një takim të mbajtur ka konstatuar se tashmë janë pjekur kushtet për fillimin e korrje-shirjeve dhe se tashmë në disa komuna fushata ka nisur me një intensitet më të lartë dhe se do të vazhdojë edhe në komunat tjera. Nga sot korrje-shirjet po vazhdojnë me ritëm me të madh në Suharekë dhe Prizren.

Komisioni në ditët në vazhdim do të monitorojë në gjithë Kosovën procesin e korrje-shirjeve dhe do të nxjerrë raporte javore dhe një raport të përgjithshëm për rendimentet dhe ecurinë e fushatës në përgjithësi. Kryetar i Komisionit është Isuf Cikaqi, drejtor i Departamentit për Politika Bujqësore dhe Tregjeve në kuadër të MBPZHR-së.

Në Kosovë sivjet janë mbi 84 mijë hektarë tokë të mbjellë me grurë.  Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbështetur rreth 11 mijë fermerë me subvencione, që në total përkrahja është rreth 6 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here