Ka dhënë dorëheqje ambasadori i Kosovës në Zvicërr, Naim Malaj

0

Pas gjashtë vitesh në krye të misionit diplomatik të Kosovës në Konfederatën Helvetike (Zvicër) dhe Principatën Lihtenshtajn, Naim Malaj ka ofruar dorëheqje nga ky post. Në një letër – notë zyrtare të dërguar ministrit të punëve të jashtme, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçit, ai njofton për vendimin e tij i cili hyn në fuqi nga 1 qershori 2015.
“Pas 6 vitesh të kaluara në këtë pozitë të rëndësishme kam vendosur t`i përkushtohem familjes dhe t`i jap një orientim të ri karrierës sime profesionale duke filluar së shpejti një aktivitet në një organizatë ndërkombëtare me seli në Gjenevë”, thuhet ne letrën të cilën e ka parë albinfo.ch.
“Po ashtu dëshiroj t`ju shpreh falënderimin tim të veçantë për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në përtfaqësimin e Republikës së Kosovës në këto dy vende mike
I kontaktuar nga redaksia jonë, Malaj e ka konfirmuar vendimin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here