Ka dashuri vetëm aty ku ka respekt

0

Baza e jetës nuk është dashuria, por respekti, sepse ka dashuri vetëm aty ku ka respekt. Askush nuk të do, pa të të respektuar fillimisht. Të duash dikë pa e respektuar nuk është dashuri. Është mungesë respekti, abuzim dhe interes. Është gjithçka tjetër, përveçse dashuri. Mbi të gjitha, aty ku mungon respekti, nuk mund të ketë liri. Rrjedhimisht, aty ku mungon liria, mungon edhe dashuria. Është utopike të duash pa ekzistuar liria. Nuk ekziston një gjë e tillë.

Nëse je duke bërë një punë që nuk të pëlqen, ku çdo gjë e bën për të siguruar të ardhura në fund të muajit, je duke treguar mungesë respekti për veten tënde, duke i shkaktuar vetes vuajtje dhe stres. Nëse je në një marrëdhënie ku nuk ka respekt, apo e toleron mungesën e respektit për personin tjetër, e vërteta është se nuk ka dashuri. Është mungesa e respektit prova e mungesës së dashurisë.

Mungesa e respektit dëmton vetë viktimën, jo atë që tregon mungesë respekt. Nëse nuk mund të dalësh dot nga situata të tilla, mungesa e respektit do të kushtëzojë gjithë jetën tënde, sepse nuk do të ndihesh i lirë për të qenë vetvetja. Pa respekt ka vetëm viktimizim, mbijetesë. Pa respekt ka sforco, kontroll, frikë nga ndryshimet, trishtim, mungesë kënaqësish, mosmirënjohje, sepse gjithçka duket sikur shkon kundër nesh.

Mbi dashurinë e jetës tënde, është e nevojshme të duash veten mbi të gjithë, të duash jetën tënde dhe të ndihesh mirënjohës, sepse vetëm përmes mirënjohjes do ta respektosh veten tënde më tepër se të tjerët. Respekti është baza e gjithë jetës dhe këtu nuk flasim për respektin e fituar përmes frikës, por për atë të dhuruar për të arritur tek dashuria. Ndaj, respekto së pari veten tënde, trego respekt për të tjerët dhe ke për të siguruar përherë liri…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here