“Ka ardhur koha të reshtim së qeni një Gomorre…”

0

Zhvillimet e fundit në Shqipëri e kanë shqetësuar edhe komunitetin e njerzëve të kulturës në këtë vend. Shkrimtarja e njohur Brunilda Zllami ka përcjellë një mesazh përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook duke e cituar “Gomorrën” e Roberto Savianos. Më poshtë mund ta lexoni postimin e saj të plotë.
“Të mos lejojmë, o njerëz që tokat tona të bëhen vende të Kamorrës, të bëhen një Gomorre e vetme dhe e madhe që duhet shkatërruar! Të mos lejojmë njerëz të Kamorrës, s’po flas për kafshë por për njerëz si gjithë të tjerët, që ajo gjetkë bëhet e ligjshme e të gjejë këtu forcën e vet të paligjshme; të mos lejojmë të ndërtohet gjetkë ajo që këtu shkaterrohet. A nuk e shihni që kjo tokë është Gomorra, nuk e shihni? Mund të vdesësh për një PO e për një JO, jepet jeta për një urdhër dhe një zgjedhje të dikujt, bëni dhjetëra vjet burg për të arritur një pushtet vdekjeje, fitoni male parash që do t’i investoni në shtëpi që nuk do t’i banoni, në banka ku nuk do hyni kurrë, në restorante që nuk do t’i administroni. Vrisni dhe vriteni në një lojë shahu, mbreti i së cilës nuk jeni ju, por ata që prej jush bëhen të pasur duke ju bërë të hani njëri-tjetrin deri sa askush nuk do të mund të bëjë shah mat dhe do të mbetet vetëm një gur në fushën e shahut. E nuk do të jeni ju. Atë që përtypni këtu e përshtyni gjetkë, larg, duke bërë si ata zogjtë nëna që vjellin ushqimin në gojën e zogjve të tyre të vegjël. Po nuk janë zogjë të vegjël ata që mëkoni, por huta; dhe ju nuk jeni zogjë- nëna, por buaj gati të shkatërroheni për një vend ku gjaku dhe pushteti janë kushte për fitoren. Ka ardhur koha të reshtim së qeni një Gomorre…” Roberto Saviano “Gomorra”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here