Juventus me një këmbë në gjysmëfinale

0

Juventusi ka arritur të shënojë fitore minimale por shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Monacos duke bërë kështu hapin e parë për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi ishte skuadër më e mirë gjatë pjesës së parë, mirëpo italianët nuk arritën të shënon edhe pse kishin disa raste.

Në minutën e 57’ akordohet penallti për Juventusin të cilën në gol e shndërron mesfushori Arturo Vidal.

Kështu, ndeshja përfundon me fitore minimale të Juventusit, që është një rezultat i mirë për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Francë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here