Juventus me një këmbë në finale

0

Carlos Tevez i ka siguruar fitoren Juventusit ndaj Real Madiridit në gjysmë-finalen e parë të Ligës së Kampionëve të luajtur në Torino. Ai shënoi gol nga penaltia në minutën e 58 pas një gabimi që bënë mbrojtësit madrilenë.

Ndryshe pjesa e pare ka mbaruar me rezultat të barabartë 1 me 1. Italianët kaluan qysh herët në epërsi me golin e Alvaro Morata në minutën e 9, por spanjollët e barazuan rezltatin përmes Cristiano Ronaldos në minutën e 27. Ndeshja po zhvillohet në kuadër të gjysmë-finales së Ligës së Kampionëve. Takimi i radhës është pas dy javësh në Madrid.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here